Kosova

Vuçiq: Autostrada Nish-Prishtinë na bashkon me serbët dhe shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përuruar sot segmentin e parë të autostradës Nish-Prishtinë, nga Piroti deri në Dimitrovgrad.

Aty ai ka thënë se shteti serb ka për qëllim që të përfundojë në vitet në vazhdim të gjitha projektet infrastrukturore të filluara.

Vuçiq në Pirot, pas seksionit të hapjes së autostradës në degën lindore të Korridorit 10, tha se pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën me Bankën Evropianë për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Bankën Evropiane të Investimeve.

Siç ai u shpreh kjo autostradë ka qëllim ta lidh Serbinë me popullin e saj në Kosovë. “Për t’u bashkuar me popullin tonë në Kosovë, por edhe me shqiptarët e Kosovës”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se kjo rrugë do t’i mundësojë Serbisë që të komunikojë lirshëm me pjesën tjetër të botës.

Presidenti tha se qëllimi i Serbisë është që të zhvillohet, ndërtohet dhe të jetë e suksesshme duke pasur lidhje me të gjitha rrugët e mëdha. “Do ta paraqes Serbinë në mënyrën më të mirë në New York”, ka shtuar ai, përcjell Gazeta Metro.

Ai ka thënë se kohën në Amerikë do ta përdorë për përfaqësim sa më të dinjitetshëm të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ndër tjerash ai ka paralajmëruar edhe një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Komentoni