LajmetRajoni

Vucici kërkon që NATO ndaj Kosovës të mbajë status nerutral

Presidenti I Serbisë Aleksandër Vucic gjatë takimit në Beograd me numrin dy të NATO-së Rouz Gotemeler ka thënë se është shumë e rëndësisshme që NATO të vazhdojë të zbatojë raportin parimor dhe statusin neutral ndaj Kosovës.

Vucic ka theksuar se NATO për Serbinë është faktor i stabilitetit rajonal dhe sigurisë dhe mbijetesës së komunitetit serb në Kosovë, si dhe ruajtjen e tarshëgëmisë kulturore dhe hisorike. Ai tha se bashkëpunimi i Serbisë dhe NATO-së në masë të madhe është ngritur si dhe është forcuar besimi reciprok, thuhet në deklaratën e presidencës. Vucic tha se Serbia është vend ushtarakisht neutral  dhe nuk dëshiron ta ndryshojë atë status dhe se është përcaktuar fuqishëm të bashkëpunojë me Aleancën në kuadër të Programit të Partneritetit për Paqe me qëllim të ruajtjes së paqes së përhershme dhe sigurisë në rajon. /KI/

Komentoni