Bota

Vritet udhëheqësi i sulmeve terroriste të 1 korrikut në Bangladesh

Policia e Bangladeshit kanë njoftuar se kanë sulmuar një strehimore të militantëve afër Dhakas dhe kanë vrarë të dyshuarin për sulmin e muajit të kaluar në një kafene ku mbeten 22 njerëz të vdekur, njofton BBC.

“Tamim Chowdhury ka vdekur, ka thënë komandanti i policisë, Sanwar Hossain, duke iu referuar të dyshuarit bangladesho-kandezian.

Edhe tre militantë të tjerë janë vrarë nga ky aksion policor.

Sulmi në kafene kishte ndodhur me një korrik kur militantët ishin future në hollin e një kafeneje në Dhaka.

Ata kishin mbajtur pengje për 12 orë para se policia të intervenonte në kafene, duke shpëtuar 13 persona, ku edhe kishin vrarë gjashtë njerëz të armatosur dhe arrestuar një tjetër, përcjell Klan Kosova.

Ndërsa ishin vrarë 20 pengje dhe dy policë – sulmi më i rëndë ky në histori të vendit.

I ashtuquajturi Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë policia kishte dalë me një version tjetër, duke deklaruar se pas sulmit nuk qëndronte ISIS, por një tjetër organizatë islamike terroriste të quajtur “Jamayetul Mujahideen Bangladesh”, të njohur si JMB.

Komentoni