Kosova

Vrasje për hakmarrje, autori dënohet me 15 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit E.I, i cili është dënuar me 15 vite burg për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda  ka  shpallur  aktgjykimin  në çështjen penale ndaj të akuzuarit E.I për veprën penale Vrasje e rëndë  nga neni 30 par. 2 pika 2 dhe 3 të LPK ,andaj Gjykata i shqipton dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vitesh, në të cilin  dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim  prej datës 25.09.2015 e tutje. I akuzuari E.I dyshohet se me dt. 28.04.1993 në Podujevë kishte vrarë tani të ndjerin Xh.A për motive të hakmarrjes në prezencë të familjarëve të të ndjerit dhe pastaj ishte arratisur në Spanjë ku kishte kryer edhe një vrasje tjetër të dyfishtë”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Nga njoftimi bahet e ditur se i akuzuari ka qenë në ndjekje penale nga autoritetet e atëhershme, përkatësisht nga Gjykata e Qarkut në Prokuplje e cila deri në vitin 1999 sipas Vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë ishte caktuar me kompetencë lëndore dhe territoriale për Komunën e Podujevës.

Komentoni