Bota

Vrasje makabre në Bjellorusi

Një qendër tregtare në Minsk ka qenë skenë e një vrasjeje të tmerrshme. Policia në Bjellorusi ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili po akuzohet për vrasjen e një gruaje me sharrë elektrike dhe sëpatë.

Ata thonë se i arrestuari ka hyrë në qendrën tregtare ‘Europa’ – që gjendet në kryeqytet – më 8 tetor.

Ai raportohet se kishte nxjerrë sharrën elektrike nga një çantë, e kishte ndezuar atë dhe më pas ka sulmuar shitësit.

Policia ka thënë se pasi sharra e të akuzuarit ishte ndalur, ai kishte qëlluar një grua tre herë të tjera me sëpatë.

Më pas ai u ishte vërsulur njerëzve të tjerë, që gjendeshin në vendngjarje, duke plagosur dy të tjerë, përpara se policia ta arrestonte atë.

Autoritetet bjelloruse nuk kanë dhënë motive për këtë sulm.

Komentoni