Kosova

Vraniqi: Personi që gjuajti komunën proteston në adresë gabim

Pas sulmit me ngjyrë dhe misër të papjekur të ndërtesës së komunës së Prishtinës, ka reaguar zyrtari për media i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi. 

“Objekti i Komunës është gjuajtur me ngjyrë nga një fatkeq, ish-polic, i cili ka kërkuar fatin bashkë me familje në mërgim, por është deportuar në Kosovë. Tash i shkreti nuk ka strehim dhe nuk ka punë, por protestën e bën në adresë të gabuar. Komuna e ka dëgjuar hallin e tij, por e ka të pamundur t’i ndihmojë”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.

Komentoni