Kosova

Votuesit e rinjë , entuziast për të votuar

Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), ka filluar kampanjën “Zgjedh për me zgjidhë me moton s`ka kuku nëse s`ki votu “, fushatë edukuese dhe vetëdijësuese për të rinj për zgjedhjet lokale 2017.

Ferid Murseli menaxher i projektit në Demokracinë për Zhvillim (D4D), tha se kampanja “Zgjedh për me zgjidhë me moton s’ka kuku nëse s’ki votu “, fushatë edukuese dhe vetëdijësuese për të rinj  për zgjedhjet lokale 2017 synon që të rris interesimin e të rinjve për të votuar.

“Në projektin tonë kemi anketuar personat e rinj në pesë qendrat kryesore. Të rinjtë që votojnë për herë të parë janë entuziastë, ndërsa ata që votojnë për herë të dytë i bie entuziazmi”,  tha ai sot (e mërkurë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Murseli bëri me dije se kanë pasur shumë të rinj pjesë e kampanjës. “Targeti ynë është që të kyçim deri në 1500 pjesëmarrës në këtë kampanjë nëpër komunat e Kosovës”, tha ai. Mursel tha se ky projekt shtrihet edhe në komunat që jeton komuniteti serb.

Sipas tij problemet e të rinjve janë të ndryshme, por pa papunësia është ajo që më së shumti i preokupon të rinjtë e Kosovës. “Ka edhe probleme tjera, bibliotekat, qentë endacak, mungesa e hapësirave të gjelbërta, etj”, tha ai.

Ndërsa kampanja “Zgjedh për me zgjidhë me moton s’ka kuku nëse s’ki votu “, është pritur mirë dhe është gjë interesante. “Edhe kandidatëve që po takohemi u duket interesante”, theksoi ai.

Komentoni