Sport

Volejbolli me sponsor

Kolegji Universi sponsor i Superligës së femrave në volejboll sot në ambientet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, është nënshkruar marrëveshja për sponsorisimin e Superligës së Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin të pranishëm rektori i Kolegjit Universi, dr. Dugagjin Sokoli, kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, dr. Abedin Ibrahimi dhe nënkryetari i FVK-së, Blerim Gërguri.

Në fjalën e tij, rektori Sokoli tha se Kolegji Universi me këtë marrëveshje sponsorisimi dëshiron që të ndihmojë sportin femëror në Kosovë, në këtë rast volejbollin.

Kjo marr veshje sponsorisimi, sipas Sokolit, është edhe një mundësi që Kolegji Universi i ofron sportit femëror në Kosovë, duke dashur që të ngritjen vlerat e këtij sporti.

Nga ana e tij, kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi, tha se, FVK është e nderuar që ka gjetur mundësi bashkëpunimi me njërin nga kolegjet private të arsimit të lartë, siç është Kolegji Universi. Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës do të emërtohet si Kolegji Universi – Superliga e Volejbollit – Femrat.

Komentoni