Lajme

Vokrri vizitoi Përfaqësuesen U21

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, sot, ka vizituar Përfaqësuesen U-21, e cila është e akomoduar në hotel ‘Prishtina’ në prag të udhëtimit për në Dublin, ku më 25 mars do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2019.

Me këtë rast presidenti Vokrri i përshëndeti dhe u dëshirojë sukses stafit të trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica dhe futbollistëve në sfidën e parë të garave zyrtare të Shpresave të Kosovës.

Përfaqësuesja U21 do të udhëtojë drejt Dublinit të mërkurën në orët e mëngjesit.

u 21

Leave a comment

Your email address will not be published.


*