Sport

Vokrri pret festë të madhe në ndeshjen Kosovë – Kroaci

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në një lidhje të drejtpërdrejt me televizionin shtetëror kroat HRT, ka folur për ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Vokrri ka thënë se pret paraqitje të mirë të djemve të Kosovës, dhe në fund të fitojë më i miri.

Ai gjithashtu flet për marrëdhëniet e mira të dy federatave dhe dy shteteve.

“Ne do të mundohemi të paraqitemi në mënyrën më të mirë, dhe pastaj le të fitojë më i miri, duke marrë parasysh edhe super marrëdhëniet e dy federatave dhe shteteve, prandaj mendoj se ky është rast fantastik për festë”, deklaroi Vokrri, përcjell Lajmi.net.

Komentoni