Sport

Vokrri në anglisht i uron rizgjedhjen Dukës në krye të FShF-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i ka uruar rizgjedhjen e Armando Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për katër vjetët e ardhshme.

Vokrri ka vendosur që urimin për rizgjedhje t’ia shkruajë në gjuhën angleze, të cilën FSHF-ja e ka publikuar në faqen zyrtare.

“Në emrin tim personal, por edhe të Federatës së futbollit të Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për rizgjedhjen tuaj në detyrën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dëshiroj të konfirmoj edhe njëherë gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm. Shumë suksese në punën tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Vokrri në gjuhën angleze.

Prezent në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FShF-së më 7 shkurt, ishin zëvendëskryetari i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Eroll Salihu.

Image

Komentoni