ShowBiz

Vlora Çitaku i shkruan letër babait të Dua Lipës

Dua Lipa ka arritur majat botërore, kurse për këtë po gëzohet ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo i ka shkruar një letër babait të Duas, Dukagjin Lipës i cili kryen edhe rolin e menaxherit për vajzën e vet.

“Neë York Times” kishte shkruar një artikull për Dua Lipën, çka e kishte preku Çitakun dhe më pas kishte vendosur t`i niste një letër Dukagjinit.

“Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie! Prandaj desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, ka shkruar ndër tjerash ambasadorja kosovare, përcjellë Indeksonline.

Në anën tjetër, është babai i Duas ai që e ka falenderuar publikisht Çitakun.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e Neë York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”, ka shkruar ai.

Komentoni