Sport

Vllaznia e shijoi fitoren e parë, fituan edhe Besa e Liria

Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit, ka realizuar fitoren e parë dhe atë duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2:1. Për Vllazninë shënuan Almedin Murati dhe Besim Alidema, derisa për Trepçën ‘89 shënoi Rron Broja.

Ndërkohë, Prishtina si mysafire ka barazuar 1:1 me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Të parët në epërsi shënuan bardhekaltrit e kryeqytetit me golin e Drasko Bozovic, në minutën e 83-të, por kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë shifrat në minutat shtesë me golin e Genc Hamitit.

Fitore para tifozëve të vet kanë shënuar Liria dhe Besa dhe atë me rezultate identike. Liria e ka mposhtur Dritën, me golat e Qëndrim Gashit (14’) dhe Artur Maganit (35’), derisa Besa e ka mundur Flamurtarin, me golat e realizuar nga Fetim Kasapi. /KI/

Komentoni