Lajme

Vlajiç: Ende pa përgjigje për largimin e Driton Muharremit

Gjykata e Apelit në Kosovë, nuk ka marrë ndonjë vendim për përjashtimin e gjyqtarëve shqiptarë nga paneli i mbrojtjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, ka thënë avokati mbrojtës i tij Nebjsa Vlajiç.

Seancat në ankesën kundër gjykimit të Oliver Ivanoviqit do të mbahen të martën dhe të mërkurën, shkruan Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

Vlajiç ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që ta largojë nga paneli i gjyqtarëve Driton Muharremin, me arsyetimin se ai nuk mund të jetë objektiv në këtë gjykim.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*