Kuriozitet

Vjenë, autoritetet fshehin emrin më të popullarizuar mysliman, ja cili është ai

Autoritetet në Vjenë të Austrisë ka fshehur faktin se një nga pesë emrat më të përdorur në vend për fëmijët e sapo lindur në këtë qytet ka qenë Mohammadm që prej vitit 20147, pretendon gazeta kryesore austriake. Këshilli i qytetit e mohon dhe akuzon mediat.

Lista zyrtare e dhjetë emrave më të njohura për djemtë e sapolindur të botuar nga Këshilli i Qytetit të Vjenës në faqen e saj të internetit nuk përmend emrin “Mohammad”. Përkundrazi, sugjeron që emrat më të njohura që u jepen foshnjave në kryeqytetin austriak përfshijnë opsione të tilla si David, Maximillian, Alexander ose Paul.

Megjithatë, “Kronen Zeitung”, kohët e fundit e sfidoi këtë tregues. Një pjesë e shkruar nga Richard Schnitt, kryeredaktori i versionit në internet të të përditshmes Krone.at, thotë se në fakt, emri i vendosur, ai i profetit mysliman ka qenë i pesti më i popullarizuari për djemtë e sapolindur në qytet që prej së paku vitit 2014.

Komentoni