Lajme

Vjen kualifikimi historik i Kosovës në futbollin zviceran

Kosova e Zurichut ka shënuar edhe një tjetër sukses historik në futbollin zviceran.

Kosova ka triumfuar për 1/32 e Kupës së Zvicrës ndaj Beroche-Gorgier me rezultat 4:1, duke u kualifikuar kështu në rrethin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në atë të dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol për të shkuar në vazhdime.

E, në vazhdime, Kosova ishte fantastike, madhështore dhe e jashtëzakonshme, duke shënuar edhe tre gola dhe duke siguruar kualifikimin historik në rrethin e ardhshëm, ku mund të përballet me kundërshtarë shumë më të fortë.

Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Arben Buqay dy, Rexhep Thaqi një gol dhe Shqipërim Aliu një gol.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*