ShowBiz

Vjen ‘Faking it’ e Calvin Harris

Calvin Harris ka publikuar këngën e tij të re “Faking It” në bashkëpunim me Kehlani dhe Lil Yachty!, raporton Kosova.info

Kjo këngë vjen pas 3 sukseseve të 33-vjeçarit,  “Slide”, “Feels” dhe “Rollin” të shkeputura nga albumi i tij Funk Wav Bounces Vol. 1.

Videoklipi shfaq të tre artistët dhe u drejtua nga Emil Nava, i cili ka xhiruar disa video muzikore për Calvin, përfshirë “Feels”, “My Way”, “What is your love” dhe “How Deep Is Your Love” .

“Ishte me të vërtetë kënaqësi,” Kehlani i tha Zane Lowe rreth realizimit të videos. “Unë jam shumë i gëzuar, jam i nderuar. Jo vetëm që kam shijuar punën e Calvin përgjithmonë, por ai është një mik i mirë deri më tani dhe unë jam i nderuar të jem pjesë e këtij projekti”. /KI/

Shikoni më poshtë videon!

Komentoni