Rajoni

Vizita në ShBA – Rama takoi George Soros në Nju Jork, ja kush e zbuloi takimin

Qëndrimi në Nju Jork, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së përvitshme të OKB-së, i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama edhe për një takim me filantropin George Soros.

Lajmin e ka bërë me dije djali i manjatit amerikano-hungarez, Alex Soros, përmes një fotoje të publikuar në Instagram.

Alex nuk kursen vlerësimet ndaj kryeministrit Rama duke e cilësuar simbol i demokracisë liberale në Shqipëri.

“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama.Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt e Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, shkruan Alex Soros.

Komentoni