Kulturë

Vitrinat u pasuruan me librin më të ri “Aforizma” nga Ermal Qori

Vitrinat e bibliotekave dhe vitrinat e librarive tani posedojnë ekzemplarët e librit më të ri “Aforizma” të shkruar nga autori i talentuar Ermal Qori.

Agim Hushi në parathënien e librit për autorin ka shkruar: “Ftesa për të shkruar një parathënie libri më zgjoi dashurinë e hershme për letrat. Por për të shkruar për një djalosh në provën e tij të parë dhe me aforizma mu duk vërtet sa interesante aq edhe përgjegjësi”

“Jeta jonë është një trotuar i çrregullt: Ka pjesë të bukura, të shëmtuara, me dritë edhe me errësirë…por, pavarësisht gjithçkaje, ne duhet të mësojmë të ecim mbi të!”, është njëri nga aforizmat e këtij libri, i cili njeriut në pak rreshta i jap portretin përmbajtjesor të jetës.

Autori pastaj shkruan për vlerën që ka dashuria në jetë: “Shpirti shuhet jo kur vdesim, por kur ndalojmë së dashuruari!”.

Doemos që libri është i spërkatur edhe me aforizma për gjininë më të bukur, duke e pikturuar shpirtërisht mendimin, se si një femër duhet të dashuroj:

“Një femër e vërtet nuk dashurohet me pamjen, as me materialet e ofruara. Ajo dashurohet me shpirtin dhe mënyrën që e trajton!”

Ermal Qori është i moshës 21 vjeçare, i lindur në Berat. Tani jeton dhe vepron si krijues në Tiranë.

Protagonist në filmin “Rrugëtim në qytetin pa frymë”, skenarist dhe protagonist i filmit “Fotografia”, pjesëmarrës në shumë mbrëmje poetike dhe shfaqje të tjera. Kjo e tregon eksperiencën e pasur që ka autori për këtë moshë në fushën e artit. /KI/

Vitrinat u pasuruan me librin më të ri "Aforizma" nga Ermal Qori

Vitrinat u pasuruan me librin më të ri "Aforizma" nga Ermal Qori

Komentoni