Kulturë

Violinisti shqiptar, Olen Çezari performon në majë të statujës së Jezu Krishtit në Rio de Janeiro

Ai është një ndër ndër violinistët më të suksesshëm shqiptar që bën karrierë ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Olen Çezarin, i cili ka arritur edhe një sukses të radhës në rrafshin personal.

Artisti ka arritur të performoi këngën e famshme “Ave Maria” në statujën e Jezu Krishtit, e cila gjendet në maje të qytetit të Rio de Janeiros së Brazilit.

Ky është projekti më i ri i Olen Çezarit, i cili në video shihet se si me mjeshtëri i bie violinës në ballë të një pamje përrallore.

Oleni kujtojmë se ka lindur në kryeqytetin shqiptar në vitin 1975 ndërsa hapat e para të violinës i mësoi nga nëna, e cila është profesoreshë e violinës.

Pas disa vitesh qëndrimi në shtetin italian, ku morri edhe disa shpërblime, 43-vjeçari aktualisht jeton dhe vepron në ShBA.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i Olenit, i cili ka paralajmëruar edhe disa të tjerë gjatë vitit 2018.

Komentoni