Vincenzo Paglia bëhet ‘Honoris Causa’ i UP-së

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i ka dhënë titullin Doctor Honoris Causa, italianit Vincezo Paglia për kontributin siç u tha sot në senat, për dhënie të kontributit të jashtëzakonshëm...

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i ka dhënë titullin Doctor Honoris Causa, italianit Vincezo Paglia për kontributin siç u tha sot në senat, për dhënie të kontributit të jashtëzakonshëm human dhe diplomatik për paqe e dashuri mes njerëzve.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se është ‘interes shtetëror’ që ky titull i UP-së t’i jepet një personi si Vincenzo Paglia.

Ky titull do t’i jepet Paglias nesër, pasi që aktualisht ai gjendet në Kosovë.

Vincenzo Paglia ka qenë drejtues i Komitetit Shën Egjidio kur në vitin 1996 ndërmjetësoi mes Ibrahim Rugovës e Slobodan Milosheviqit një marrëveshje për kthimin e nxënësve shqiptarë në objektet shkollore të uzurpuara nga regjimi serb.

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, i cili në mbledhjen e kaluar kishte refuzuar ta mbështesë propozimin për këtë çmim, duke kërkuar më shumë sqarime rreth propozimit, sot e mbështeti atë pasi tha se arsyetimi i dhënë tani është i mjaftueshëm.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Musa Selimi kërkoi që edhe Driton Kukës, trajnerit të Majlinda Kelmendit t’i jepet titulli i Doctor Honoris Cuasa për shkak të kontributit të madh që i ka dhënë sportit kosovar.

“T’i jepet ky titull edhe Driton Kukës për të arriturat e jashtëzakonshme në sferën e sportit dhe për imazhin e mirë që  e ka krijuar në botë. Unë jam dakord me propozimin e juaj por kërkoj që t’i respektojmë edhe njerëzit tanë. Por le të jetë në rend të ditës që në të ardhmen t’i jepet ky titull edhe Driton Kukës”, tha dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Musa Selimi.

Kategoritë
Kosova
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera