ShowBiz

Victoria Beckham shkon për vizitë te Brooklyn në New York

Victoria Beckham bëri një dalje të mrekullueshme nga hoteli pasi që ishte nisur për të kaluar kohën me djalin e saj më të madh Brooklyn!, raporton Kosova.info.

Dizajnerja 43-vjeçare dhe ish-anëtarja e Spice Girls u pa tek dilte nga hoteli i saj në New York të mërkurën (11 tetor) pasi kishte arritur nga Londra.

Victoria dukej elegante si gjithmonë e ‘fshehur’ pas ca syzeve të zeza të diellit dhe flokët e kapura në mënyrë të çrregullt.

Në një intervistë muajin e kaluar, Victoria zbuloi se sa i mungon Brooklyn në shtëpi pas që ai është shpërngulur në  New York për të vijuar shkollën në Parsons School of Design.

“Ende po qaj. Brooklyn u zhvendos në New York, ai është 18 vjeç dhe unë nuk po i ndali dot lotët, “tha ajo. “Më mungon aq shumë, aq shumë.”

Brooklyn u sigurua që të vizitonte nënën e tij në shfaqjen e saj të modës gjatë Javës së Modës së Nju Jorkut!

Komentoni