Lajme

Vetëvendosje: Prokuroria të merr masat e duhura ndaj Adem Grabovcit

Lëvizja Vetëvendosje, e konsideron lajm të mirë vendimin e Prokurorisë se Kosovës për nisjen e hetimeve ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovcit.

Në një konferencë për media, kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se vendimi i Prokurorisë ka ardhur nga trysnia e opinionit publik.

“Inkurajojmë Prokurorinë e Kosovës që ta vazhdoi këtë hetim dhe të merr masat e duhura ndaj këtyre personave, për të cilat tashme është e qartë që kanë qenë të përfshirë në këto vepra kriminale dhe të cilat nuk përfundojnë më vetëm ato dy pista të hetimeve apo dy aktakuza të mundshme që mund të ngritën ndaj një personi”, tha Ymeri.

Vendimi i Prokurorisë Speciale pason publikimin në mediat lokale të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktuale, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*