Kosova

Vetëvendosje mbështet pavarësinë e popullit kurd (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetjen e saj për pavarësinë e popullit kurd, duke bërë një hap që me shumë gjasë do t’i hidhërojë Erdoganistët në Kosovë.

Kryetari i VV’së, Visar Ymeri, ka thënë për televizionin kurd, Kurdistan24, se askush nuk ka të drejtë të mohojë referendumin e kurdëve për pavarësinë e tyre.

Ymeri ka deklaruar se “kurdët janë një nga kombet e mëdha që ende nuk e kanë shtetin e tyre, prandaj askush nuk ka të drejtë ta mohojë të drejtën për vetëvendosje të popullit kurd”..

Komentoni