Ekonomi

Vetëvendosje e Lista Serbe kundërshtojnë Projektligjin për Trepçën

Lëvizja Vetëvendosjes dhe Lista Serbe kanë kundërshtuar propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, që projektligji për Trepçën të jetë pikë e rendit e vetme e rendit të ditës dhe që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në dy leximet.

Glauk Konjufca shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se nuk e kupton nxitim e LDK-së dhe as nuk patë ndonjë sqarim.

Ai ka thënë se ata kanë vërejtje dhe sugjerime për këtë projektligj dhe një gjë e tillë me tropizmin e Beqirit nuk është e mundur të ndodh.

Po ashtu edhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe ka thënë se është kudër këtij propozimi.

Ai ka thënë se projektligji për Trepçën duhet të largohet sot krejtësisht nga rendi i ditës.

Pas hedhjes në votim, propozimi i Beqirit ka marrë votat e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës, por jo edhe të VV-së, te cilët nuk kanë votuar fare. 

Komentoni