Kosova

Veseli viziton Demaçin, e uron për 10-vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, e ka vizituar në shtëpinë e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin, për t’ia uruar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi”.

Postimi i plotë i Veselit:

“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Veseli.

Komentoni