Lajme

Veseli uron homologun maqedonas për Ditën e Republikës së Maqedonisë

Me rastin e Ditës së Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

“Pasi që kjo është një datë historike për kombin Tuaj, ju uroj Juve, vendit Tuaj dhe qytetarëve sukses, harmoni dhe mirëqenie. Ju siguroj që Republika e Kosovës, fuqimisht beson që bashkëpunimi midis vendeve tona do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të pasurohet me iniciativa të reja për promovimin e demokracisë, paqes dhe mirëqenies për vendet tona”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Veseli. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*