Lajme

Veseli u premton mediave lehtësira në qasje të informatave

Në Ditën ndërkombëtare për qasje në informata, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka organizuar një takim të përbashkët me gazetarët në Kosovë.

Kryetari Veseli duke lavdëruar punën e gazetarëve ka thënë se lutet që të mos përsëritet më gjendja e krijuar gjatë vitit që po lëmë pas.

“Lutem që asnjëherë të mos kalojmë të njëjtën periudhë që kemi kaluar së bashku për gati një vit. Kuvendi ka qenë ndër institucionet më transparente për gazetarët. Jam i sigurt që me një punë të përbashkët do të kemi sukses së bashku”, është shprehur Veseli. 

Shkëlqim Hysenaj, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i kënaqur me institucionin ligjvënës. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka qenë më i hapur ndaj gazetarëve, në krahasim me Qeverinë dhe institucionet tjera, por megjithatë duhet të bëhet edhe më shumë, ka theksuar Hysenaj. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*