Kosova

Veseli takon Price diskutojnë për bashkëpunimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me David Price, kryetarin e Komisionit të House Democracy Partnership.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook ka treguar se për çfarë kanë diskutuar me Price.

“Gjatë qëndrimit në Filadelfia, në Konventën e demokratëve, pata kënaqësinë të takoj z. David Price, kryetarin e Komisionit të House Democracy Partnership. Takimi ishte shumë miqësor ngase u zhvillua në atmosferën e Konventës, për mundësitë e zhvillimit të partneritetit me perspektiva të reja. Me z. Price, biseduam edhe për bashkëpunimin e mirë që ka Kongresi amerikan me Kuvendin e Kosovës si dhe mundësitë se si të fuqizohet ky bashkëpunim.K.V.”, ka shkruar Veseli.

Komentoni