Kosova

Veseli: S’do të ikë askush nga përgjegjësia për atë çka ka bërë

Akuzave të deputetes Millaku, iu ka përgjigjur edhe kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit Kadri Veseli, i cili tha se do të përgjigjet secili për të bëmat dhe deklaratat e veta.

“Është mirë kjo foltore të përdoret për gjëra të mirëqena dhe dinjitet. Po e vërej se është duke u përdor për gjëra që nuk i takojnë, megjithatë mos e ndalni, veq nuk është ta lëshoni fjalën sikurse po e dini, por është mirë të keni dinjitet, është mirë të merrni përgjegjësi për atë çka folni. Është mirë të merrni përgjegjësi edhe jashtë këtij Parlamenti të shkoni diku tjetër, por do të vijmë edhe tek ato gjëra ngadalë- ngadalë. Pritne prej janari do të vijmë me të mira shumë, nuk do t’i ikë askush në këtë dynja çka ka bërë e çka flet, veç ka marrë fund koha e ish Serbisë, ka marrë fund përgjithmonë dhe këtë futne në kokë dhe do të ballafaqohemi për të gjitha gjërat të zoti e të njeriu, a Kuvendi është për të folur për gjëra që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës”, tha Veseli.

Deputetja Millaku gjatë seancës së paradites ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli se kanë dhënë urdhër për vrasjen e komandant Drinit. /rtk/

Komentoni