Kosova

Veseli: Rinia kërkon ndryshim, këtë e sjell Valdete Idrizi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë takuar dhjetëra të rinj me të cilët kanë diskutuar vizionin dhe platformën qeverisëse për perspektivën e Komunës së Mitrovicës.

Kreu i PDK-së tha se nga takimet e shumta me rini në Komunën e Mitrovicës e vëren energjinë dhe vendosmërinë për ndryshim pozitiv të qeverisjes e ai ndryshim Veseli tha se do të vjen me udhëheqjen e kryetares së re Valdete Idrizi.

“Mitrovica meriton shumë më shumë e sidomos rinia. Ne do të punojmë për një zhvillim të ri të Mitrovicës dhe do të ketë shumë përkrahje, por për të arritur tek zhvillimi nevojitet vizion e atë vizion e ka vetëm kryetarja Valdete Idrizi”, ka thënë Veseli.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi tha se qeverisja e saj do të jetë e koncentruar në zgjidhjen e shumë problemeve për qytetarët por duke bashkëqeverisur me qytetarët.

Ajo theksoi se rinia e Mitrovicës nuk ka pasur deri tani asnjë mbështetje, duke i siguruar të rinjtë se ajo do të kujdeset për krijimin e kushteve të barabarta për punësimin e të rinjve dhe duke i mbështetur ata në idetë dhe projektet e tyre.

 

Komentoni