Lajme

Veseli: Rënia e Murit të Berlinit fitore mbi ideologjitë totalitare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë, Norbert Lammert, për përvjetorin e 27-të të rënies së Murit të Berlinit.

“Jam shumë i nderuar që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet e mia të përzemërta Juve dhe popullit gjerman, me rastin e 27- vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Rënia e murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë, shënoi në Evropë fitoren përfundimtare të lirisë mbi ideologjitë totalitare. Kjo mundësoi që projekti i Evropës së lirë e të bashkuar të bëhet projekt i të gjithë popujve evropian. Unë jam i lumtur se liria dhe pavarësia e Kosovës është vlerë e këtij projekti madhështor, dhe se Republika e Kosovës, gjithashtu ndan vlera të njëjta morale dhe kulturore. Ju siguroj, shkëlqesi që Republika e Kosovës ka ndjenjën e respektit dhe miqësisë për Republikën e Gjermanisë dhe popullin e saj, të bindur për thellimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë. Ju lutem, shkëlqesi pranoni konsideratën time më të lartë për Juve dhe për vendin Tuaj”, thuhet në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Veseli.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*