Lajme

Veseli: Qani Mehmedi, njeri i mirë dhe gazmor

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Qani Mehmedit.

Ai ka thënë se Mehmedi ishte njeri i mirë dhe gazmor, pos që ishte edhe gazetar dhe publicist i tillë.

“Paska vdekë Qani Mehmedi, një gazetar, publicist dhe njeri shumë i mirë e gazmor. Për herë të parë e kam takuar në Tiranë gjatë viteve të nëntëdhjeta ku punonte si korrespondent dhe jepte kontribut shumë të çmuar. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Veseli.

Qani Mehmedi ka ndërruar jetë sot pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*