Lajme

Veseli: Prishtina me Shpend Ahmetin po humb shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një konferencë gjatë së cilës ka folur edhe për kandidatin e ardhshëm për kryetar të Prishtinës, duke thënë se partia që ai drejton, në zgjedhjet lokale do të dal me një kandidat të denjë.

Ai ka folur edhe për lajmin e publikuar në media, sipas së cilit Behgjet Pacolli do të jetë kandidati i ardhshëm për kryetar të Prishtinës, kandidat ky i përbashkët i PDK-së dhe AKR-së.

Veseli ka thënë se Prishtina është duke humbur shumë me udhëheqjen e tanishme.

Ai ka thënë se partia që ai drejton, në zgjedhjet lokale do të dal me një kandidat të denjë.

“PDK do të ketë një kandidat të denjë për kryetar të Prishtinës, e që do të jetë më i miri që ka pasur kryeqyteti tash e 17 vite”, ka theksuar Veseli.

Kujtojmë se në mandatin e parafundit, Prishtinën e ka udhëhequr kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që aktualisht është kryeministër dhe që janë në koalicion qeverisës me PDK-së.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*