Lajme

Veseli për uzurpatorët në lagjen Dardania: Dikujt po i pëlqejnë skenat e Sirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka përmendur edhe largimin e banorëve të cilësuar si uzurpatorë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Madje, Veseli është shprehur se dikujt po i pëlqejnë skenat e Sirisë.

“Kur kemi të bëjmë me fëmijë, nuk bën të abuzohet pasi që janë njerëz hallexhinj. Nuk do të ketë uzurpatorë në Kosovë, mirëpo dikujt po i pëlqejnë skenat e Sirisë”, ka thënë ai.

I pari i Kuvendit ka thënë se asnjë uzurpator nuk do të mund të qëndrojë më.

Ndërsa kur ka folur për Demarkacionin, Veseli është shprehur se marrëveshja duhet të kalojë pasi është në interes të vendit.a

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*