Kosova

Veseli: Nuk rrezikohet koalicioni, bojkoti nga serbët s`është zgjidhje

Kreyparlamentari Kadri Veseli, në konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u morr vendimin për mbajtjen e dy seancave ditën e nesërme, tha se mos ardhja e sotme e Listës serbe dhe bojkoti i paralajmëruar nga ta, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

“Nuk rrezikohet koalicioni, bojkoti nuk është zgjidhje”, ka thënë Veseli. Tutje, kryeparlamentari tha se nuk është e drejtë që cilido shtet të arrestoi një zyrtar policorë të shtetit tjetër, dhe kjo është arsye që nesër Kuvendi do të mblidhet në një seancë të dytë të martën pasdite.

Ndërkohë Veseli foli edhe për propozimin e VV-së dhe partive opozitare për mundësinë e krijimit të një Komisioni hetimorë për punën e RTK-së. Ai tha se ajo që dihet dhe është kryesore për ta është se mediat duhet të jenë të lira dhe të pavarura. “Nuk është mirë që gazetarët të sulmohen me bomba dhe shantazhe”, tha Veseli.

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë tha se debati për arrestimin e policit beson se mund të sjellë rezultate ngase sa mund të bëjnë deputetët në atë drejtim mbetet për t’u parë. Megjithatë, Beqiri tha se duhet përdorur mekanizma të tjerë me kërkesë urgjente për lirimin e policit Nehat Thaçi.

Ndërsa sa i përket propozimit për krijimin e Komisionit hetimorë për RTK-në, Beqiri tha për RTK-ë duhet gjetur një zgjidhje për problemet që ka, ndërkohë krijimin e Komisionit ai tha se nuk e sheh si urgjente dhe si propozim i tillë duket se vjen nga paragjykimet që ka opozita.

Komentoni