Kosova

Veseli ngushëllon familjen Cakolli, për vdekjen e ish-deputetit Heset Cakolli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Cakolli, për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit, Heset Cakolli.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Heset Cakollit, ish-deputet në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës.

Familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Heset Cakolli është një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, aktit më të lartë politik, me të cilin u realizuan synimet shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi.

Përveç kësaj, Heset Cakolli ka dhënë një kontribut të çmuar në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës, e cila nxori ligjet e para të shtetit të pavarur të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli. /KI/

Komentoni