Kosova

Veseli në konferencën e NATO-s: S’lejojmë prishjen e raporteve me Malin e Zi, presim zgjidhjen e problemit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova ka raporte të shkëlqyera me shtetin e saj fqinj, Malin e Zi.

Kryeparlamentari është zotuar se çështjet me këtë shtet, duke aluduar për demarkacionin, do të zgjidhen në mënyrën më të duhur.

“Raportet tona me Malin e Zi janë të shkëlqyeshme. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të na prishen. Ia urojmë anëtarësimin në NATO. Por në të njëjtën kohë zotohemi se çdo çështje do të zgjidhet në mënyrën më të duhur përmes sovranitetit të vendeve tona përkatëse”, ka thënë ai në konferencën e NATO-s me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, që po mbahet në Prishtinë.

Veseli u shpreh se raportet me Malin e Zi nuk do të lejohen në asnjë mënyrë të prishen, shkruan Indeksonline.

“Ia urojmë anëtarësimin e tyre në NATO. Por në të njëjtën kohë zotohemi se çdo çështje do të zgjidhet në mënyrën më të duhur përmes sovranitetin të vendeve tona përkatëse”, ka thënë ai.

 

Komentoni