Kosova

Veseli: Ne do të vazhdojmë dialogun me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se dialogu me Serbinë do vazhdojë që ta kemi një fqinjësi të mirë dhe shpresojmë që Serbia në një të ardhme ta njoh shtetin e Kosovës.

Ai tha ndër të tjera se Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëhet së shpejti ushtri e Kosovës ku do të jetë në krah me të gjitha shtetet edhe në NATO.

Këto komente Veseli i bëri sot në Prishtinë ku po mbahet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.

Në konferencë të pranishëm janë drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, të shteteve të rajonit dhe personalitete të tjera të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë.

Komentoni