Lajme

Veseli: Kosova po punon për hapjen e perspektivës ekonomike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim krerët e Odave Ekonomike të vendeve të rajonit.  

Në takim u diskutua lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit në sferën e ndërmarrësisë dhe ekonomisë ndërmjet Kosovës, vendeve të rajonit dhe odës ekonomike evropiane, si ombrella e ekonomisë evropiane.  

Kryetari Veseli tha se Kosova po punon që të krijojë kushte që bizneset e saj të bashkëpunojnë më ngushtë me ato të rajonit, në mënyrë që të krijojnë kushte dhe zhvillim më të madh ekonomik, si dhe për hapjen e perspektivës ekonomike për biznese të reja.   

Përfaqësuesit e odave ekonomike e falënderuan kryetarin Veseli për pritjen dhe për gatishmërinë e ofruar për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve. 

Arnoldo Abruzzini, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike Evropiane, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe gatishmërinë për ti ndihmuar odat ekonomike.  

 Ai tha se Oda Ekonomike Evropiane do të jetë një avokate e odave ekonomike të vendeve të rajonit në raport me Bashkimin Evropian.  

Pas takimit me krerët e odave ekonomike të vendeve të rajonit, kryeparlamentari Veseli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale dhe vizitoi disa kompani vendore e të rajonit që po prezantonin produktet e tyre. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*