Kosova

Veseli: Kosova po ecën drejt integrimit në organizata ndërkombëtare

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se si rezultat i diplomacisë parlamentare, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në publikimin e tij, Veseli ka shkruar se Kosova po ecë përpara me hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke forcuar gjithnjë subjektivitetin ndërkombëtar.

Lexoni të plotë postimin e Veselit:

Si rezultat i diplomacisë parlamentare, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova po ecë përpara me hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke forcuar gjithnjë subjektivitetin ndërkombëtar.

Komentoni