Kosova

Veseli: Kosova mund të ecë përpara në luftimin e krimit të organizuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ka thënë se në këtë mbledhje u morën disa vendime të brendshme.

“Kishim një mbledhje të kryesisë lidhur me disa vendimmarrje të brendshme që kanë të bëjnë me disa delegacione të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi po e realizon agjendën e vet. Po presim që të vie edhe buxheti në mënyrë që të përfundojmë pjesën e këtij sezoni”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka shtuar se është shumë i sigurt që Kosova mund të ecë shumë më shumë përpara sidomos në luftimin e krimit të organizuar.

Komentoni