Lajme

Veseli: Hillary Clinton, kandidatja e parë femër për presidente

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të ShBA-ve.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ishte një provojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, Hillary Clinton bëri histori, duke u bërë kënditja e parë femër për presidente të ShBA-ve”.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Pjesëmarrja në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së ishte një përvojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, zonja Hillary Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara. Zonja Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë. Vendi ynë do të jetë përherë krenar dhe do të kultivojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. K.V. 

Leave a comment

Your email address will not be published.


*