Kosova

Veseli flet me nxënësit ferizajas për demokracinë e shtetit

Kadri Veseli me rastin e Ditës së Demokracisë e ka vizituar Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj ku ka bashkëbiseduar me nxënësit e klasës XII-1.

“Forcimi i demokracisë është fuqizim i shtetit, fuqizim i mundësive për të zënë dije dhe për të ecur më shpejt përpara”, ka shkruar Veseli në facebook.

“Ishte kënaqësi e veçantë që në Ditën e demokracisë, të vizitojë Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj dhe të bashkëbisedoj me nxënësit e klasës XII-1. Forcimi i demokracisë është fuqizim i shtetit, fuqizim i mundësive për të zënë dije dhe për të ecur më shpejt përpara. Rinia jonë, ka shumë detyra para vetes dhe duhet të përfshihet në proceset demokratike për jetësimin e ëndrrave të veta që burojnë nga vlerat e kësaj dite”, shkruan Veseli në FB.

Komentoni