Kosova

Veseli e Usupashvili, biseduan për bashkëpunimin Kosovë-Gjerogji

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili në Konferencën e Lidershipit Global.

Veseli në Facebook ka shkruar se me homologun e tij ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve.

“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona”, ka shkruar Veseli.

Komentoni