Kosova

Veseli: Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të sesionit vjeshtor ka thënë se pret unitet dhe deputetët të merren më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve.

Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë.

Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne.

Komentoni