Kosova

Veseli: Asnjë zyrtar i PDK-së, as Grabovci, s’do t’i bishtnojë drejtësisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e Grabovci, i cili ironizon duke thënë se në Prokurori kishte shkuar të bëjë emërime. Në këtë rast Veseli tha se asnjë zyrtar i PDK-së nuk do t`i ikë drejtësisë.

“Ne te kaluarën Kosova ka vuajtur shumë nga mungesa e shtetit. Dua ta përçoj këtë mesazh. Është mirë që të respektohet njëri- tjetri më shumë dhe askush të mos jetë mbi ligjin dhe gjykimin ta lëmë tek sistemi juridik. Ademi ka dhënë dorëheqje dhe asnjë zyrtar i PDK-së nuk do t’i bishtnoj drejtësisë” shtoi Veseli.

Komentoni