Lajme

Veriu, atje ku më së paku ka Kosovë

Në pjesën veriore të vendi ka më së paku Kosovë. Atje ligjin e bëjnë “të fortët” nëpërmes të të ashtuquajturave “kompani sigurimesh”, ndërsa akoma veprojnë disa struktura ilegale kriminale përfshirë edhe pjesëtarët e “Civilna Zastita”-s, e cila nuk është shpërbërë.

Serbia ka shtrirë autoritetin dhe ndikimin e vet politik jo vetëm në veri, por në të gjitha komunat e Kosovës, me të ashtuquajturat Organe të Përkohshme. Kosova akoma po hesht përballë paralelizmit serb

Ndonëse me marrëveshjet e arritura në Bruksel të gjitha institucionet paralele të Serbisë në Kosovë do të duhej të integroheshin në sistemin kosovar, në veri të Kosovës vazhdojnë të dominojnë strukturat paralele të Serbisë.

Në veri ka më së paku Kosovë, apo hiç. Me ta kaluar urën kryesore të Ibrit, fitohet përshtypje se gjendesh në midis të Serbisë, në Kralevë, Kragujevc, apo edhe në Beograd e qendra të tjera ku flitet vetëm serbisht.

Shqiptari në atë pjesë nuk dëgjohet fare, ai trajtohet si njeri i rendit të dytë apo të tretë, pa asnjë të drejtë, madje as ato elementare…, shkruan gazeta “Zëri”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*