Lajme

Veriorët ende nuk janë bindur për hapjen e urës së Ibrit

Veriorët ende nuk janë bindur për hapjen e urës mbi Ibër, megjithëse punimet janë duke vazhduar nga kompania e kontraktuar prej Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore ka pasur përpjekje që hapja e urës të vihet në diskutim. Këshilltarë komunalë janë ankuar se punët për rivitalizimin e urës po bëhen duke shkelur vendimet e organeve komunale, të cilat kishin ndërtuar barrikadën park.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka pranuar se vendimet e tyre nuk janë përfillur nga Brukseli, si ndërmjetësues i dialogut. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*