Kulturë

Veprat e Memli Kelmendit do të interpretohen në Kaliforni

Të dy veprat e Memli Kelmendit, “Agnus Dei” dhe “Ater Umbra” me 28 tetor 2017 do të interpretohen nga kori i njohur “The San Gabriel Valley Choral Company” nga Kalifornia – USA.

Koncerti do të realizohet në kuadër të programit “All Souls’ Eve” dhe do të mbahet në “The Parish of Saint Luke – California”.

The San Gabriel Valley Choral Company (SGVCC) u themelua nga Dr. Thomas M. Miyake në shtator të vitit 1995. Repertori i këtij kori përfshinë muzikë nga periudha e Renesancës deri tek veprat moderne.

Në mars të vitit 1999, SGVCC u zgjodh për të përfomuar në American Choral Directors Association/California Music Educators Association. Ky kor udhëhiqet nga Dr. Alexandra Grabarchuk (muzikologe dhe dirigjente e cila po ashtu udhëheq korin Contemporary Choral Collective nga Los Angeles (C3LA).

“The San Gabriel Valley Choral Company (SGVCC) është shumë i kënaqur të sjellë muzikën e kompozitorit të ri shqiptar Memli Kelmendi në Kaliforni. ‘Agnus Dei’ është një rikthim i freskët në një tekst klasik, ‘Ater Umbra’ prek thellësitë e pa eksploruara në muzikën korale” – Dr. Alexandra Grabarchuk.

“Kjo përformancë është bërë e mundur falë insistimit të vazhdueshëm të ambasadorit të muzikës shqipe Raif Hyseni të cilit i jam falënderues shumë për këtë gjë.

… Më tha që do t ‘interpretohen nga një kor shumë i njohur këtu në Amerikë, më tha po ashtu se kjo do të bëhet … dhe u bë!. Natyrisht kjo gjë më gëzoi shumë …” – Memli Kelmendi.

Në këtë mbrëmje do të interpretohen pjesë nga veprat e kompozitorëve; Morten Lauridsen, Rekuiemi i Mozartit etj.

Këto vepra më parë janë interpretuar disa herë në; Santiago de Chile, Argjentinë, Charleston – USA, Filipine, Francë, Turqi, Itali, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë etj. /KI/

Komentoni